Zëvendëkryeministri i parë, Izet Mexhiti është shprehur se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut mbeshtetë Procesin e Berlinit, si një nismë gjithpërfshirëve evropiane mes qëllim nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit në rrugën drejtë BE-së.
Ai thotë se, bashkëpunimi në fushën e zbatimit të katër lirive të BE-së, si lëvizja e lirë e mallrave, personave,shërbimeve dhe kapitalit, do të jenë i mundur dhe i realizueshëm me Procesin e Berlinit, nismë e shteteve më të fuqishme të BE-së.
“Kjo qeveri deri tash as nuk e ka përmendur fare Ballkanin e Hapur. Nuk e sheh si projekt pozitivË për rajonin.Intenca dhe qëllimi jonë është ta mbështetin nismën gjithëpërfshirëse që quhet Procesi i Berlinit. Kjo nismë po shtyhen nga BE-ja dhe ofron një perspektivë evropiane për gjithë rajonin”, është shprehur Mexhiti. (INA)
Mexhiti: Ballkanin e Hapur as që e kemi përmendur. Jemi për Procesin e Berlinit
INA
05/08/2024
TË FUNDIT