Mexhiti: BDI e ka ëndërr të bëhet pjesë e Qeverisë

Picture of INA
INA

16/10/2024

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në RTVM ka deklaruar se përfaqësimi adekuat është kategori kushtetuese dhe këtë nuk mund ta abrogoj askush.

Ai uroi Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë për anëtarësim në BE.

“Vendimet me Nënshkrimet e ministrave të pushtetit të kaluar për shfuqizimin e balancuesit janë identik me vendimin e Gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit. Përfaqësimi adekuat është kategori kushtetuese dhe këtë nuk mund ta abrogoj askush”, ka thënë Mexhiti.

Sipas zëvendëskryeministrit të qeverisë së parë, Izet Mexhiti BDI asnjëherë nuk e ka pasur prioritet përfundimin e korridorit 8 dhe rrugës Shkup-Bllacë meqë derti i tyre ka qenë tenderimi.

“BDI rrugën Shkup-Bllacë as 2 km nuk e kanë përfundu, në Tetovë-Gostivar as 8 përqind nuk është bërë eskpropriimi, ata vetëm e kanë pasur dertin e tenderimit dhe PR-in e partisë së tyre”, ka thënë Mexhiti.

Mexhiti ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitullit të parë për anëtarësim në BE. Ndërkohë Mexhiti ka siguruar që e vetmja alternativë e vendit është BE dhe NATO.

“Ne si shqiptarë së bashku me partnerët tanë strategjik dhe partnerin e koalicionit në qeveri po punojmë për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Ne jemi optimist se do të gjendet zgjidhje. E vetmja alternativë është BE dhe NATO, sepse vetëm kjo garanton stabilitet dhe mirëqenie në vend”, ka thënë Mexhiti.

I pyetur lidhur me kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti që VLEN ta braktis qeverinë, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti theksoi se kjo është një ëndërr e tyre për tu bë pjesë e qeverisë dhe jo për kauzë kombëtare.

“Ali Ahmeti nuk ka dalë nga qeveria as kur ka ndodh Monstra as Lagjeja e Trimave, as kur ska lëviz çështja shqiptare, ato mund vetëm të kenë dëshirë për tu bërë pjesë qeverisë dhe jo për ndonjë kauzë. Në kohën e tyre kishte Moratorium të çështjes së shqiptarëve”, ka thënë Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti ka folur edhe për funksionimin e VLEN-it. Sipas tij ky koalicion funksionon suksesshëm si një trup politik.

“Bashkëpunimi brenda VLEN është i shkëlqyeshëm, në momente nuk shifen as dallimet partiake, kemi një komision kadrovik, një PR të koalicionit dhe thuajse jemi mishëruar si një familje. Vlen funksionon suksesshëm si një trup politik për ta mbrojtur çështjen kombëtare”, ka thënë Mexhiti.

TË FUNDIT

Në Manastir u gjet vendbanimi më i vjetër evropian, por Qeveria heshtë që të mos zemërohet Serbia

80 vjetori i Masakrës së Sopotit

Luizi zbulon një pjesë nga kënga e re (video)

Ja sa pension mund të merrni pas pesë vitesh punë në Gjermani

Shkupi humb nga Gostivari, Struga e fiton Besën

“Ma kthe adresën, stop diskriminimit”, shqiptarët protestuan në Medvegjë (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË