Mexhiti i përgjigjet Ali Ahmetit: BDI le të përgatitet për të qenë edhe gjatë kohë në opozitë

Picture of Ina Online
Ina Online

01/11/2024

Kërkesës së liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit që së bashku me zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm të mbahen edhe ato parlamentare, i është përgjigjur zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti.

Sipas Mexhitit, BDI le të përgatitet për të qenë edhe gjatë kohë në opozitë.

Në vend se të shtirret sikurse është ndonjë faktor i madh në skenën politike, BDI bën mirë që t’i kthehet reformës së brendshme dhe të pastrojë rradhët nga krimi i organizuar e korrupsioni.

“Para se të caktojë megdane, BDI bën mirë që t’i përgjigjet opinionit:

– çfarë oferte përmbajnë SMS porositë të cilat ia kanë dërguar Kryeministrit Mickovski në kohën kur po negociohej qeveria e re?!
– çfarë oferte vendosën në tavolinë në dhomën 161 në Parlament emisarët e Frontit Evropian derisa VLEN dhe VMRO DPMNE negocionin kabinetin e ri qeveritar?!
– a është e vërtetë se vetëm dy ministri dhe as Kryetari i Parlamentit ishte oferta e BDI-së për VMRO-në vetëm që të jenë përsëri në Qeveri?!

Këto janë çështjet për të cilat opinioni pret përgjigje nga BDI. Retorika nxitëse dhe folklori janë skenar tashmë i njohur dhe i lexuar nga të gjithë. Krejt çka ka sjellur ajo retorikë është fuqizimi i ekstremizmit dhe sentimentit etno-nacionalist të shprehur përmes votës. Prandaj jeni qesharakë dhe asgjë më shumë”, ka shkruar Mexhiti.(INA)

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË