Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

ina-online
ina-online

11/12/2023

Deri në fund të muajit maj apo qershor të vitit 2024 do të përfundojë procesi i bashkimit të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, me të cilin nuk do të ekzistojnë më funksionet e 33 drejtorëve ekonomikë, ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

“Deri në fund të majit ose qershorit 2024, 33 borde drejtuese, 33 drejtorë organizativë dhe 33 drejtorë mjekësorë nuk do të ekzistojnë më. Nuk do të ketë as shërbime të zakonshme që shpenzojnë 20 milionë euro në vit. Qendra klinike do të bashkohet dhe ne nuk do ta lejojmë më këtë gjendje shëndetësore. Plani po zbatohet sipas dinamikës së përcaktuar”, theksoi ministri Mexhiti.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me premtimin se do të punësohen të gjithë ata me kontratë me afat të caktuar, por edhe për faktin se u përfundon kontrata e punës, ministri Mexhiti theksoi se si anëtar i Qeverisë dhe Ministër i Shëndetësisë, në seancën e nesërme të qeverisë do të ngrejë çështje të pakompromis, se çfarë do të ndodhë me ata që tashmë janë me kontratë të caktuar nga kjo qeveri diku gjashtë vite me kontratë në vepër.

“Do ta kritikoj Ministrinë e Financave, gjashtë, shtatë muaj kam negociuar me ministrin e Financave, më pas kryeministri më emëroi mua, poashtu ministrin për financa dhe Fondin e sigurimeve shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kemi bërë grupe, kemi punuar për të njëjtën, vërtet që kam punuar shumë dhe nuk e di pse nuk po ndodh kjo. Edhe nesër, si anëtar i Qeverisë, si Ministër i Shëndetësisë, në mënyrë shumë dinamike dhe pa kompromis do ta ngre këtë çështje se çfarë do të ndodhë me ata që tashmë janë në kontratë të caktuar nga kjo qeveri, diku katër, pesë apo gjashtë vite me kontratat në vepër”, nënvizoi ministri Mexhiti.

I pyetur nëse pas zgjedhjeve do të ketë një qeveri të re që nuk do ta vazhdojë planin e bashkimit të klinikës, ai tha se e njejta qeveri do të mbetet edhe pas zgjedhjeve.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-714x420

Rrahja mes policëve në Qendrën Klinike në Shkup, MPB parashtroi kallëzim penal ndaj një polici

Klinika-Infektive-Shkup

Komisioni për sëmundje infektive do të mbajë mbledhje, 123 raste të kollës së mirë në Shkup

moti-1

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

INFO

NA NDIQ