Mexhiti dhe Arifi mesazhe nga Tetova

0

Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, në nivel qendror, z.Izet Mexhiti gjatë fjalimit të tij tha se të gjithë jemi dëshmitar se ata nuk duhet të flasin se cila është filozofia e konceptit të konsensualiteti pasi vetë kandidati për president të shteti z. Blerim Reka e zbardhen në Kongresin tematik të BDI-së.

“Në detaje e zbërthen se nuk mund të fiton kandidati shqiptarë për president në Maqedoninë e Veriut dhe e vetmja mënyrë për ta faktorizuar votën shqiptare për ta forcuar dhe për të rrit votën shqiptare është ajo që e thotë z. Ali Ahmeti për vite të tëra që të dilet me një kandidat të përbashkët me një kandidat fitues siç është tani z. Pendarovski dhe në këtë mënyrë edhe presidenca të frymon shqip, presidenca të hap dyert për shqiptarët duke mos qëndruar para portës por të jenë brenda qoftë në fushën diplomatike, qoftë në poste tjera ku ka kompetenca presidenti i shteti edhe atë sidomos në këtë situatë ku president i shtetit na duhet një njeri i cili do të jetë aktor dhe faktor pozitiv bashkë me Qeverinë dhe Kuvendin për të ecur drejt NATO-s dhe BE-së,” nënvizoi Mexhiti.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi elaboroi se ideja e konsensualitetit tek shqiptarët ka ardhur gjatë vitit 2001.

“Nuk vjen prej një libri të thjesht politik, nuk vjen prej ndonjë libri të filozofisë por vjen nga Komunikata numër 6 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e cila shumë thjesht dhe shumë qartë e cila thotë se kjo luftë e cila udhëhiqet nga udhëheqësi ynë dhe kryetari i sotëm Ali Ahmeti në fakt ka për qëllim heqjen dhe eliminimit të majorizimin të shqiptarëve. Si rezultat i një sistemit të votës me të cilën me disa vota më shumë çdo e drejt e shqiptarëve dhe kërkesë e tyre mund të bëhej e abroguar ajo pengohet me Marrëveshjen e Ohrit. Si rezultat i këtij koncepti konsensual dhe i këtij koncepti të luftës së drejt të shqiptarëve pikërisht prej vitit 2001. Gjatë tërë veprimtarisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim ka ecur në rrugën e konsensualiteti në forma dhe në drejtime të ndryshme. Universitetin Shtetëror të Tetovës të cilën e votoi grupi i parë parlamentar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim po ashtu ka ardhur si rezultat i konsensualitetit. Për tu votuar UT-ja nuk mjaftonin 16-të votat e Bashkimit Demokratik për Integrim por edhe të partive tjera shqiptare që për fat të keq nuk e mbështetën ,” potencoi znj. Arifi

Shefi i shtabit komunal zgjedhor për qytetin e Tetovës, Bekim Maksuti, u shpreh se ky koncept paraqet bërthamën e asaj që me fjalë tjera mund ta themi që askush individualisht se beson por që kolektivisht të gjithë pajtohen.

“Lideri ynë, gjithmonë ka qenë vizionar me shumë ide me shumë nisma që mendjet mediokre alla mutante përçarëse as nuk ka ditur ti kuptojnë as ti lexojnë. Fryrja e tyre ne fyllin e dreqit gjithmonë ka qenë e rrezikshme, për të gjithë, por më e dëmshme për shqiptarët. Arsyetimet e formës patriotike por mos pranim të idesë së mençur të liderit tonë nuk shkojnë më larg se ndërrimet e emrave të partive të tyre, nuk shkojmë më shumë se përgjysmimet e tyre as me spotet e përbashkëta me Gordanën dhe as me pazaret në qoshe restorantesh. Këto arsyetime e kanë fundin e shpejt me 21 prill. Z. Kryetar, Tetova dhe tetovarët kanë patur sfida nga më të ndryshme që I kanë kaluar me sukses, andaj nuk kam dyshimin më të vogël se së bashku me përkushtimin tuaj t’ia dalim BASHKË PËRPARA edhe kësaj radhe duke numëruar suksesin e ardhshëm,” përfundoi Maksuti.