Izet Mexhiti
Qeveria ka miratuar Planin e ri Operativ për Punësim për vitin 2025, një nismë që do të prekë drejtpërdrejt jetën e mbi 16,000 qytetarëve. Me një fond rekord prej 40 milionë euro, ky është investimi më i madh për punësim në vitet e fundit.
Plani përfshin programe konkrete për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e atyre që kërkojnë një shans për të ecur përpara.
Në kuadër të këtij plani, një komponent i rëndësishëm i është dedikuar fuqizimit të të rinjve nën moshën 29 vjeç, të cilët do të përfitojnë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare prej 10 mijë eurosh, për hapjen e bizneseve të tyre. Kjo nismë synon të fuqizojë rininë, të nxisë vetëpunësimin dhe të mbështesë sipërmarrjet e reja që krijojnë vlera dhe vende të reja pune.
Qëllimi është i qartë: çdo qytetar të ketë një mundësi reale për të ndërtuar të ardhmen në vendin e vet, me dinjitet dhe siguri.
Edhe ky plan është një dëshmi se prioriteti ynë është dhe mbetet mirëqenia e qytetarëve, fuqizimi i rinisë dhe zhvillimi ekonomik i vendit!!