Mexhiti: Grubi është si shumë i ngarkuar, kërkesat tona e bëjnë BDI-në serioze

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti në intervistën në “Rruga Drejt” në Alsat me Ardian Kerimin foli për zhvillimet e fundit në BDI, hapat e ardhshëm të “grupit të zjarrit”, takimi me kreun e partisë Ali Ahmeti, bashkëpunimi me Danella Arsovskën dhe shumë tema të tjera.

I pyetur për Artan Grubin, Mexhiti tha se Grubi është shumë i ngarkuar, si sekretar partie, zv.kryeministër, etj, prandaj sipas tij edhe vërejtja e tyre qëndron.

“Kush do qoftë të jetë, jo Artan Grubi, por kushdoqoftë nuk mundë të jetë edhe sekretar i organizativ edhe zv.kryeministër, kompetent për projektet, të meret me koncerte, me mediat, është absurde”, theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se kjo nismë e tyre është serioze dhe i shërben BDI-së.

“ Reagimi i tanishëm është në moment të duhur, është i sinqert, serioz dhe jemi të bindur se kjo i shërben BDI-së”, tha Izet Mexhiti. Ai shtoi se ky reagim dhe këto kërksa të kësaj grupe e bëjnë BDI-në më të fuqishme, më serioze./Alsat.mk