Mexhiti: Javën e ardhshme do të ndërpresim kontratën për ndërtimin e spitalit të Kërçovës, do të ketë shpallje për tender të ri (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

02/11/2023

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut pritet që javën e ardhshme të ndërpresë kontratën aktuale për ndërtimin e spitalit të Kërçovës dhe do të hapë shpallje publike për tenderim të ri për përfundimin e këtij objekti i cili po ndërtohet që nga vitet e 90-ta, raporton Portalb.mk.

Spitali i “ri” i Kërçovës është një objekt i cili po ndërtohet që nga vitet 1985/1990 dhe që assesi të përfundohet dhe të vendoset në funksion. Finalizimi i ndërtimeve premtohet nga autoritetet pothuajse 37 vite. Objekti është shndërruar në lokacion që vizitohet nga çdo ministër i ri i shëndetësisë si një pikë turistike, mirëpo me vitet mbetet i pandërtuar.

Sot, në një konferencë për media, në pyetjen e Portalb.mk, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha se javën e ardhshme ministria do të ndërpresë kontratën me kompaninë që është përgjegjëse për ndërtimin e këtij objekti dhe që do të hapet shpallje publike për tenderim të ri.

“Ka qenë një komplikim 33 vjeçar, siç e kemi theksuar disa herë, para se të vij bisedova me gjithë njësinë projektuese që e kemi në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe javën e ardhshme do të ndërpresim kontratën e vjetër për ndërtimin e spitalit dhe pastaj, normal, do t’i ndjekim proceset për të shpallur edhe një herë tenderim dhe të fillojmë me punë për rindërtimin e këtij spitali. Kështu që njëherë e përgjithmonë ky spital sa më shpejtë që të jetë e mundur të fillojë të funksionojë dhe qytetarët e kësaj ane të marrin shërbimet më të mira shëndetësore.” tha ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

TË FUNDIT

Trump kërcënon Hamasin dhe i jep ultimatum: Nëse të gjithë pengjet izraelitë nuk lirohen deri të shtunën në orën 12, do ta shihni ç’do ndodhë

Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës me vanësira të ndryshueshme

Alketa Vejsiu në qendër të vëmendjes me buzëqeshjen e saj përkrah Eduart Grishajt

Vjen “Natën” nga Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË