Mexhiti jep detaje: Ja si funksionon “One Stop Shop” në Bllacë?

Picture of INA
INA

13/04/2025

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Izet Mexhiti ka folur lidhur me fillimin e pikëkalimit të përbashkët kufitar me Kosovën, gjegjësisht Bllacë-Hani i Elezit.

Sipas tij, për më pak se 10 muaj, e bëmë realitet sistemin “One Stop Shop” në pikën kufitare të Bllacës, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut, duke përfaqësuar një model të avancuar të menaxhimit të përbashkët kufitar.

“Gjatë kësaj periudhe, arritëm të nënshkruajmë dhe të zbatojmë të gjitha protokollet dhe procedurat dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Krahas harmonizimit institucional, investuam edhe në ndërtimin e infrastrukturës së re, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë dixhital, duke krijuar një sistem funksional dhe modern për kalimin kufitar.

Si funksionon “One Stop Shop” në Bllacë?

Ky model unik bashkëpunimi kufitar sjell një sërë përfitimesh konkrete për qytetarët dhe bizneset, duke e dalluar qartë nga sistemi tradicional i dy kontrolleve, siç ka qenë në të kaluarën.

Karakteristikat kryesore të sistemit në Bllacë janë:

✅ Vetëm një ndalesë për të kaluar kufirin;

✅ Vetëm një kontroll pasaporte, duke
shmangur përsëritjen e procedurave;

✅ Në hyrje nga Maqedonia e Veriut në Kosovë,
kontrolli kryhet vetëm nga autoritetet e Kosovës;

✅ Në hyrje nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, kontrolli kryhet vetëm nga autoritetet e Maqedonisë;

✅ Reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes, çka ndihmon në lehtësimin e lëvizjes dhe përmirësimin e përvojës së kalimit kufitar.

Përfitimet e sistemit “One Stop Shop” në shërbimet kompetente përfshijnë:

🟢 Përdorim më efikas të burimeve njerëzore dhe teknike ekzistuese;

🟢 Komunikim të përditshëm dhe të drejtpërdrejtë mes autoriteteve kufitare të dy vendeve;

🟢 Përmirësim të shkëmbimit të informacionit dhe të dhënave në kohë reale;

🟢 Siguri më e lartë dhe monitorim më efektiv për të parandaluar aktivitetet e paligjshme.

Vepra, jo fjalë!”, ka nënvizuar Mexhiti. (INA)

TË FUNDIT

Aktivisti dhe avokati kërçovar kandidat i pavarur për Kërçovën

Zdravstvuyte, Ramush!

BE gjobit “Apple” dhe “Meta” me 500 milionë euro

Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

Kjo është pasuria e Albin Kurtit e deklaruar në APK

Gjykata në SHBA ndalon mbylljen e “Zërit të Amerikës” nga Trumpi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË