Mexhiti: Këto zgjedhje ishin referendum politik, të cilin e fitoi VLEN-i

Picture of INA
INA

21/10/2025

Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka deklaruar se zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut kanë tejkaluar kuptimin e një gare komunale, duke u shndërruar në një referendum për ndryshim dhe legjitimitet politik në kampin shqiptar.

“Normal që bashkë me qytetarët kemi festuar deri në orët e mëngjesit. Është fitore e madhe, sidomos në këto zgjedhje të cilat nuk ishin vetëm zgjedhje lokale, por shumë më tepër, ishin një betejë për legjitimitetin, një lloj referendumi,” deklaroi Mexhiti në “Ora News”.
Ai theksoi se Çairi dhe Tetova ishin epiqendrat e këtij referendumi politik.

“Pikërisht në Çair dhe Tetovë u përqendrua vëmendja. Në Çair e kemi përfunduar në raundin e parë, ndërsa në Tetovë jemi në epërsi bindëse me mbi 4 mijë vota, diferencë e paarritshme për BDI-në dhe opozitën shqiptare,” shtoi ai.

Sipas Mexhitit, kjo fitore konfirmon vullnetin e qartë të qytetarëve për ndryshim, duke e shndërruar koalicionin VLEN në forcën e re përfaqësuese të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

TË FUNDIT

Serbia bllokoi mjetet financiare të Kosovës për shqiptarët e Luginës – kërkohet reagim urgjent i BE-së

Shqipëria në vazon e dytë në play-off nuk është e pamundur, ja çfarë rezultatesh u duhen kuqezinjve

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka edhe një shans për të shkuar direkt në Botëror

Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një…

Xhensila Myrtezaj u bën “diss” ish-partnereve të Ledrit

ME TE LEXUARA

1

Për herë të parë një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova, për të po përgatitet edhe një...

LEXO MË SHUMË