Mexhiti: Kjo metodë e pushtetit është staliniste

INA
INA

15 Gusht, 2023

Lideri i lëvizjes demokratike, Izet Mexhiti ka reaguar pasi MPB mori në bisedë informative, Visar Ganiun dhe Bilall Kasamin.

“Kryetari i Çairit, Visar Ganiu dhe ai i Tetovës, Bilall Kasami, u ftuan nga ana e policisë në biseda informative, kurse arsyeja e vetme paska qenë qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e Tetovë. Kjo metodë staliniste me biseda informative, të cilën, në kohën e Jugosllavisë komuniste, më së shumti e kanë ndjerë shqiptarët, tregon se midis nesh akoma konsumohen recidivat e së kaluarës, por kësaj radhe edhe nga ana e disa shqiptarëve, të cilët pushtetin e kanë kuptuar si bahçe të babës. E gjithë kjo u bë nën ndikimin dhe presionin e politikës antishqiptare serbe, së cilës Albin Kurti i është bërë halë në sy. Gjithsesi, kjo situatë dëshmon se nuk kemi gabuar me vendosjen e emrit të Adem Demaçit në një prej rrugëve të kryeqytetit, sepse sot më shumë se gjithmonë kemi nevojë për frymën e tij të rezistencës” ka shkruar Mexhiti. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5169

Taravari: Lëvizja BESA ka rritje të elektoratit

vmro-mickoski

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese nuk vlerëson kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Prespës

Gruevski Mickovski

Gruevski i kërkon anëtarësisë të mos i besojnë Mickoskit

Fatmir Mexhiti

Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

driton iseni

Iseni: A duhet me ndrru emrin Goran për një avancim se me Driton s’pe do

librat-780x439

Arrihet marrëveshje, biblioteka e Tetovës nuk do të dislokohet

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

zhan

Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë, negociatat për partner strategjik nuk përfunduan me marrëveshje

INFO

NA NDIQ