Mexhiti: ‘Kodra Free Riders’, të rinjtë që po sjellin frymë të re në Kodrën e Diellit (FOTO)

Picture of Ina Online
Ina Online

14/01/2025

Zëvendëskryeministëri i Parë Izet Mexhiti takoi sot të rinjtë e grupit “Kodra Free Riders,” ku nga afër dëgjoi vizionin e tyre për Kodrën e Diellit dhe Parkun Kombëtar të Sharrit.

‘Planet e tyre janë ambicioze dhe frymëzuese prandaj do ta kenë mbështetjen time të plotë’, u shpreh mes tjerash Mexhiti.

Postimi i plotë:

Zyrën time sot e mbushën me energji pozitive “Kodra Free Riders,” një grup të rinjsh plot pasion dhe vizion, që po sjellin një frymë të re në Kodrën e Diellit.
Këta të rinj entuziastë kanë një vizion të qartë: ta shndërrojnë Kodrën e Diellit dhe Parkun Kombëtar të Sharrit në destinacione të preferuara për turizëm gjatë gjithë vitit. Me aktivitete plot kreativitet, ata nuk ndalen së promovuari bukuritë e natyrës, qoftë në dimrin e bardhë apo në verën e gjelbër.
Planet e tyre janë ambicioze dhe frymëzuese: nga krijimi i hapësirave të dedikuara për menaxhimin e mbetjeve nga vikend-shtëpizat, deri te ndërtimi i një objekti që ofron bar-kafe dhe qendër për pajisje skijimi. Por më e veçanta, nje kinema në qiell të hapur, ku magjia e natyrës bashkohet me argëtimin nën yje.
Si Zëvendëskryeministër i Parë, nuk mund të mos admiroj vizionin dhe energjinë e tyre. U sigurova që mbështetja ime për ta do të jetë e plotë, sepse të rinjtë tanë meritojnë çdo mundësi për t’i bërë ëndrrat e tyre realitet dhe për ta kthyer vendin tonë në një shembull të suksesit. Kodrës së Diellit i ka dalë një dritë e re, dhe ata janë të rinjtë tanë!

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË