Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Picture of Ina Online
Ina Online

13/12/2024

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë për emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, deklaroi se qeveria aktuale ka kapacitet demokratik dhe politik për të trajtuar çështjet e rëndësishme që lidhen me të drejtat e shqiptarëve.

Mexhiti theksoi se është koha e fundit që termi “20 përqindëshi”, i cili përdoret për përkufizimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë, të hiqet, duke e cilësuar atë si një term ofendues për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Jo vetëm që duhet të zbatohet Ligji për Gjuhët, por është koha e fundit që të hiqet 20 përqindëshi,” deklaroi ai, duke nënvizuar rëndësinë e një qasjeje më të drejtë dhe respektuese ndaj statusit të gjuhës shqipe në vend.

Ai komentoi zhvillimet e fundit lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Mexhiti theksoi se parashikimet e tij para seancës së gjykatës dolën të sakta, duke deklaruar se “asgjë nuk do të ndodhte të mërkurën,” gjë që u konfirmua. Ai siguroi se pozicioni i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nuk është i rrezikuar dhe nuk mund të abrogohet.

“Gjuha shqipe nuk abrogohet. Mund të avancohet, por jo të abrogohet,” u shpreh Mexhiti, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të të drejtave gjuhësore dhe avancimit të statusit të shqipes në vend.(INA)

TË FUNDIT

LD-së i bashkohen struktura të BDI në Saraj, mes tyre ish-zëdhënësi i Qeverisë

Ambasadori Walker bashkë me dy gazetarët Beqir Sina dhe Ilir Ikonomi nderohen nga Bashkia e Kavajës

Pse Albin Kurti është i pakrahasushëm me liderët e veneve fqinje?

VIDEO/ Gjesti iu kthehet banorëve të BBV4: Eglin e kam dashnore

OEMVP ulë në tryezë biznesin dhe Qeverinë, çfarë ishte në fokusin e takimit

“Një person i tretë prishi martesën e Liridona Ademajt dhe Naim Murselit”/ Curi: Pas këtyre deklaratave, kam marrë kërcënime…!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË