Mexhiti: Krejt zemrat e shqiptarëve janë të kthyera nga Prekazi për rikujtim të Epopesë (FOTO)

Picture of INA
INA

06/03/2025

Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, ka vizituar sot Prekazin për të nderuar “Epopenë e UÇK-së”.

Gjatë vizitës, ai theksoi rëndësinë e kujtimit të historisë dhe lavdisë së luftës së UÇK-së, duke nënvizuar se ky moment është frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

“Si për çdo shqiptar nga të gjitha trevat sot krejt zemrat e shqiptarëve janë të kthyera nga Prekazi për rikujtim të Epopesë dhe luftës së lavdishme, kjo është për të mos harruar historinë dhe për motivim për sot por edhe për të ardhmen. Sheh gjeneratat me uniformën e UCK-së, të gjitha moshat e trevat janë sot në Prekazin legjendar”, ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti foli edhe për arrestimet e veteranëve të UÇK-së, duke shpjeguar se çështja është ende e pazgjidhur për shkak të faktit që Serbia është pjesë e Interpolit, ndërsa Kosova jo.

Ai theksoi se ende mbeten raste të hapura nga viti 2016-2020, dhe po punohet për zgjidhjen e tyre. “Pavarësia e Kosovës është e njohur dhe nuk mund të ketë ndërhyrje nga Serbia,” tha Mexhiti.

“Kjo zgjatë me vite për shkak se Serbia është pjesë e Interpolit ndërsa Kosova nuk është, deri tani ka pasur katër raste prej vitit 2016-2020, mirëpo deri tani janë zgjedhur në mënyrë individuale. Këtë periudhë po punojmë që të zgjidhet edhe kjo çështje ka mbetur e pazgjidhur në të kaluarën me urdhëresë të ministrit të punëve të brendshme. Nuk është zgjidhje ligjore, mirëpo thirren në atë sepse është Gjykata Speciale dhe është njohur pavarësia e Kosovës dhe nuk mund të ketë Serbia reduksion mbi Kosovën”, shtoi ai.

TË FUNDIT

Institucionet fasadë po kalben nga brenda

Nga 150.000 denarë ndihmë fillestare për çdo familje të prekur nga tragjedia e Koçanit

Tragjedia e spitalit të Tetovës, si shpëtuan kokat e mëdha?!

Nxiret para gjykate i akuzuari për mashtrim ndaj një gruaje të moshuar për 30.000 euro për një aksident të rremë trafiku

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË