Mexhiti: Lista pozitive e barnave do të zgjerohet pas 13 vitesh, Komisioni do të shqyrtojë propozimet

INA
INA

01/08/2023

Pas vitesh pritje, zgjerimi i listës së barnave përfundimisht do të zgjerohet, këtë e njoftoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Ky veprim pritet të sjellë opsione më të avancuara dhe efektive trajtimi për pacientët në nevojë.

Mexhiti thekson se një komision ekspertësh është krijuar për të lehtësuar procesin. Kompanitë farmaceutike tani mund të paraqesin propozime që barnat e tyre të përfshihen në listën pozitive, që do të thotë se Fondi i Shëndetësisë do të mbulojë koston e këtyre barnave. Komisioni, i cili mblidhet dy herë në muaj, përbëhet nga zyrtarë të Fondit Shëndetësor, MALMED dhe mjekë specialistë.

Kryetarja e komisionit të ekspertëve që do të shqyrtojë aplikacionet e kompanive farmaceutike, mjekja Ljubica Shuturkova, thotë se lista do të rishikohet pas 13 vitesh.

“Rëndësia e barnave nga pikëpamja e shëndetit publik vlerësohet sipas ashpërsisë së sëmundjes dhe sa kushton një sëmundje shoqërisë. Vlerësohet siguria, efikasiteti dhe efektiviteti i barnave, domethënë raporti i përfitimit ndaj rrezikut të aplikimit të tij për një sëmundje specifike në krahasim me terapinë ekzistuese. Kriteri tjetër është ndikimi i barnave në rrjedhën e sëmundjes. Do të analizohet kostoja dhe efikasiteti i barnave dhe ndikimi i tyre në buxhet”, tha Shuturkova.

Komisioni do të mblidhet dy herë në muaj dhe do të shqyrtojë kërkesat e kompanive farmaceutike dhe më pas do t’i dërgojë konkluzionet Ministrit të Shëndetësisë dhe Këshillit drejtues të Fondit të Shëndetësisë që ata të marrin vendimin përfundimtar nëse ilaçi do të jetë në listën pozitive të barnave.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

vucic kendon

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Putin Yekaterina Duntsova

Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit

VUCIC kine

Serbia dhe Kina nënshkruajnë memorandum për pagesa në juan

INFO

NA NDIQ