Mexhiti: Maqedonia synon që deri në vitin 2050 të heqë dorë nga përdorimi i thëngjillit për nevojat energjetike

Picture of INA
INA

11/09/2024

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti thotë se Maqedonia e Veriut synon që deri në vitin 2050 të heqë dorë nga përdorimi i thëngjillit për nevojat energjetike, duke respektuar afatet e BE-së për kalimin në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

“Këtë angazhim e prezantova në Konferencën e 9-të Vjetore për Sigurinë Energjetike të Evropës Qendrore dhe Lindore në Uashington.

Në fjalën time, theksova se tranzicioni nga thëngjilli deri në vitin 2050 kërkon mbështetje të fuqishme financiare dhe teknike. Ndihma dhe fondet janë kyçe për një transformim të qëndrueshëm dhe për të siguruar një kalim të drejtë për komunitetet e prekura.

Përshpejtimi i tranzicionit energjetik kërkon angazhim transatlantik, me asistencë për përmirësimin e kornizave rregullatore dhe infrastrukturës energjetike. Krijimi i mekanizmave të financimit të gjelbër do të lehtësonte largimin nga qymyri dhe zhvillimin e energjisë së pastër, ndërsa bashkëpunimi rajonal përmes Komunitetit të Energjisë do të ndihmonte në hartimin e strategjive të përbashkëta për këtë qëllim.

Duke marrë parasysh pozitën strategjike të Maqedonisë së Veriut në Ballkan, si dhe ndikimin e luftës në Ukrainë dhe influencën ruse, theksova nevojën për rritjen e përfshirjes së SHBA-së dhe BE-së. Kjo mbështetje është jetike për të siguruar pavarësinë energjetike dhe zvogëlimin e ndikimit rus në rajon.”, është shprehur Mexhiti. (INA)

TË FUNDIT

Putin “shkarkon” Lavrovin nga skena ndërkombëtare

Janevska: Do ta respektoj çdo vendim të kryeministrit

Ambasadori i BE-së në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave

MPB: Gjashtë persona humbën jetën brenda katër ditëve në aksidente trafiku në Maqedoni, respektoni rregullat e trafikut

Albion Jashari, golashënuesi më i mirë i Super Ligës së të Rinjve në Maqedoni, po shkëlqen me fanellën e Shkëndijës /TABELA

€500 milionë do të na kushtojnë interesat e kredive në vitin 2027! Bexheti: Rritja e BPV-së prej 3,8% për 2026 është tepër optimiste

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË