Mexhiti: “Mirë se erdhe në shtëpinë tënde”, me këto fjalë më mirëpriti presidenti Begaj

Picture of INA
INA

28/08/2024

Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti është mirëpritur sot nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Bega, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Mirë se erdhe në shtëpinë tënde,” me këto fjalë më mirëpriti sot Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, në Presidencën shqiptare. Kjo pritje e ngrohtë më ngjalli ndjenjën e përkatësisë dhe më kujtoi sa të forta janë lidhjet tona kombëtare, pavarësisht kufijve.

Gjatë takimit tonë, Presidenti Begaj më uroi për detyrën e re dhe për rezultatin zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet tona u vlerësuan si të shkëlqyera, me synim zgjerimi edhe më tej, në të gjitha fushat.

Diskutimet u përqendruan në projekte me interes strategjik për të dy vendet, siç janë Koridori 8-të, hekurudha Kërçovë-Lin, largpërçuesi Manastir-Elbasan dhe projekte të tjera të cilat shërbejnë si ura lidhëse jo vetëm infrastrukturore, por edhe vëllazërore! Ndërlidhja infrastrukturore dhe bashkëpunimi i gjithanshëm përbëjnë një prioritet të qeverisë së re në Shkup, ku shkëmbimi i përvojave pozitive, sidomos në fushat e investimeve të huaja direkte, zhvillimit të turizmit, dhe qarkullimit të lirë të qytetarëve, që është një gur themeli për zhvillim të qëndrueshëm.

Një tjetër temë kyçe e diskutimeve tona ishte bashkëpunimi në përpjekjet euroatlantike, një proces ky që kërkon koordinim të vazhdueshëm dhe angazhim të përbashkët për të përmbushur synimet tona strategjike. Në këtë frymë, u shpreh edhe ideja për organizimin e një eventi të përbashkët trepalësh mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës për të përkujtuar Kongresin e Manastirit, një moment historik që simbolizon unitetin dhe forcën e kombit tonë.

Takimi me Presidentin Begaj ishte një moment i veçantë, vëllazëror e shumë i përzemërt, që më bëri ta ndjej se Tirana, vërtetë është shtëpia e të gjithë shqiptarëve!!!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)

TË FUNDIT

Trump: Irani ka kontaktuar, dëshiron të negociojë

Bjerre: Danimarka do të përqendrohet në zgjerimin e BE-së, momentumi ka ardhur, RMV të shfrytëzojë këtë mundësi

MSH do të udhëheq me proceset se ç’farë donacionesh nevojiten për familjet e viktimave dhe të lënduarit në diskotekën në Koçan

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Ibrahimi: Legjitimiteti nuk është lojë futbolli në Qeveri, Soravi… por punë dhe angazhim

“Kush është spiun e kush autoritar?!”, akuza të ashpra mes Mickoskit dhe Filipçes

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË