Mexhiti në OKB: Përgjigjja kolektive në kohë pandemie ndërton sistem shëndetësor rezistent

ina-online
ina-online

21/09/2023

Ministri Fatmir Mexhiti, në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajti fjalim në seancën e rangut të lartë, me temën “Parandalimi i pandemive, gatishmëria dhe reagimi ndaj tyre”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Mexhiti, theksojnë nga MSH, foli për sfidat me të cilat përballen sistemet shëndetësore në të gjithë botën, në kulmin e krizës së koronës, si dhe barrën që sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut mbajti në luftën kundër Kovid-19. Ministri gjithashtu iu referua angazhimit për të investuar në mangësi kritike në drejtim të gatishmërisë ndaj pandemisë dhe ndërtimit të një sistemi shëndetësor rezistent. Ai theksoi se është thelbësore që sistemet shëndetësore të modernizohen, si dhe ofrimi bashkëkohor dhe në kohë i shërbimeve për kujdes efikas dhe efektiv të pacientëve, duke theksuar se këto sfida afatgjata në vendet e rajonit duhet të tejkalohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Pandemia Kovid-19 theksoi rëndësinë e sistemeve shëndetësore të shëndetshme dhe të forta, koordinimit të patëmetë dhe mekanizmave efektivë të reagimit. Maqedonia e Veriut nuk ishte e përjashtuar nga ndikimet e saj shkatërruese. Infrastruktura jonë shëndetësore është nën presion të madh dhe komunitetet në nevojë mbanin një barrë joproporcionale.

Përgjigjja jonë duhet të jetë e shpejtë, me qasje të barabartë për të gjithë dhe e avancuar. Qasja e barabartë është në qendër të strategjisë sonë. Ne po forcojmë infrastrukturën e shëndetit publik, po përmirësojmë sistemet e mbikëqyrjes dhe po u japim përparësi komuniteteve të pashërbyera ”- tha ministri Mexhiti në seancën e nivelit të lartë të OKB-së.

Ministri i Shëndetësisë Mexhiti tha se sfidat si pandemitë nuk njohin kufij, dhe për këtë arsye ka nevojë për solidaritet midis vendeve dhe një përgjigje kolektive, si në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës, ashtu edhe në shkëmbimin e informacionit dhe parandalimin e dezinformimit.

“Duke parë përpara, ne angazhohemi për të ndërtuar më tej qëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor. Maqedonia e Veriut është e hapur për bashkëpunim dhe partneritet ndërkombëtar për të arritur këto qëllime. Vetëm duke reaguar së bashku në kohë pandemish dhe krizash shëndetësore mund të mbrojmë qytetarët tanë, të forcojmë sistemin tonë shëndetësor dhe të përgatitemi më mirë për sfidat e ardhshme”, tha Mexhiti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ali-ahmeti-sllupcan

Tropoja e shpallë “Qytetar Nderi” Ali Ahmetin

IMG_6975

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

Talat Xhaferi3

Xhaferi: Autoritetet ta zbardhin deri në fund rastin me Vanjën

ndertim

Në Maqedoni hipotekat ulen, ndërtimet dhe kreditë nuk ndalen

vrasesit vanja palevski

Palevski kishte disa akuza penale

IMG_6973

Ky është babai i 14 vjeçares së vrarë në Shkup duke e sjellur në gjykatë

IMG_6971

Ziadin Sela: ASH-së i takon anëtari në KSHZ, Lëvizja Besa ka përfaqësuesin e LSDM-së dhe Izet Mexhiti ka përfaqësuesin e BDI-së (VIDEO)

Bilall Kasami

Kasami: Ky pushtet nga frika e humbjes, ka vendosur të manipulojë zgjedhjet

Levizja Evropiane per ndryshim LEN opozita shqiptare

Gashi: Pushteti po përgatit falsifikimin e zgjedhjeve, ne nuk do ta lejojmë këtë!

INFO

NA NDIQ