Zëvendës kryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në ceremoninë solemne të fillimit të vitit të ri akademik 2024/2025 në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup.
Siç kumtuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Mexhiti në ngjarjen do të shoqërohet nga zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu.