Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka zhvilluar takim lamtumirës me euroambasadorin, Richard Geer, të cilit po i skadon mandati diplomatik në RMV.
“Me kënaqësi mora pjesë në takimin përshëndetës të organizuar për Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, z. David Geer, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë. Kështu, i shpreha edhe mirënjohjen time të thellë për përkushtimin dhe mbështetjen e tij të palodhur ndaj procesit tonë të integrimit evropian. Z. Geer ka luajtur një rol kyç në forcimin e marrëdhënieve tona me BE-në, dhe puna e tij do të mbetet një shembull i vlefshëm për të ardhmen, për rrugën që duhet të ndjekim. Faleminderit, Ambasador Geer! Ju uroj suksese në rrugëtimin tuaj të ardhshëm!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)