Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë, Izet Mexhiti ka realiziar një takim me diplomatin shqiptar, Igli Hasani.
“Kisha një takim të veçantë dhe vëllazëror me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani. Në këtë takim ishim të shoqëruar nga këshilltari im për Politikë të Jashtme, Jetmir Asani.
Diskutuam thelbësisht mbi bashkëpunimin midis dy vendeve tona, një aspekt shumë të rëndësishëm për avancimin e proceseve të eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.
Mbështes besimin tim të palëkundur se rruga e vetme që kemi është integrimi i plotë në familjen europiane.”, ka shkruar Mexhiti(INA)