Mexhiti në takimin me Ageler: Do t’a luftojmë korrupsionin politik

Picture of INA
INA

27/06/2024

Zëvendëskryeministrit i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot ka realizuar një takim me Ekselencën e Saj, Ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, znj. Angela P. Aggeler.

“Në këtë takim theksova prioritetet kryesore dhe përcaktimet strategjike të Qeverisë së re. E binda Ambasadoren, se si shumicë parlamentare, do të mbetemi plotësisht të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella me partnerin tonë më të madh strategjik dhe aleatin tonë të fortë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E sigurova Ambasadoren, E.S. Angela Aggeler, se për ne, përcaktimi euroatlantik dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, mbeten prioritete kryesore.
Si Zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë, në takim shpreha falënderim të sinqertë, për mbështetjen dhe ndihmën e parezervë të cilën SHBA-ja e ofron në kontinuitet, në drejtim të reformimit të institucioneve dhe forcimit të kapaciteteve demokratike dhe ambienitit demokratik në vendin tonë. Bashkërisht u dakorduam se nevojiten rezultate në luftën kundër korrupsionit politik, që ka depërtuar thellë në poret e shumë institucioneve. Drejtësia duhet të jetë joselektive, dhe në përputhje me standardet më të larta të sundimit të së drejtës. Që kjo të ndodhë, duhen reforma në sistemin e drejtësisë dhe, qeveria është e vendosur që këtë luftë ta çojë deri në fund.

Së bashku, u dakorduam se çështja e legjitimitetit politik të Qeverisë së re, është një çështje e mbyllur! Periudha para nesh, do të përdoret për të realizuar një tranzicion të suksesshëm dhe për të konsoliduar institucionet në vend. Në këtë proces, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, në radhë të parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, gjithashtu e informova Ambasadoren për prioritetet kyçe të Ministrisë që drejtoj, në drejtim të luftës së pakompromis me ndotësit e ajrit ambiental, në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe në kuadër të planit për ajër të pastër. Së bashku do t’i përkushtohemi ndërtimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, që do të sigurojnë standarde më të larta ekologjike. Potencova se ne si shtet i ri, kemi nevojë për përvoja të mira si dhe shkëmbim njohurish në këtë drejtim. Nga Ambasadorja kërkova ndihmë në përpjekjet tona për përmirësimin e politikave shtetërore, në drejtim të një mjedisi më të shëndetshëm.

Në fund edhe një herë sigurova partnerin tonë strategjik, se i vlerësojmë lartë të gjitha investimet e deritanishme nga SHBA-të, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të institucioneve dhe zhvillimit demokratik shoqëror.

Mbetemi garantues i fuqishëm se Republika e Maqedonisë së Veriut, do të qëndrojë në kursin strategjik”, u shpreh Mexhiti.(INA)

TË FUNDIT
4 orë
Tetovë, xhipi me targa zvicerane i'a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes
4 orë
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima
4 orë
Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri
6 orë
Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën
7 orë
Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet

ME TE LEXUARA

1 ditë
LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë
6 orë
Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën
1 ditë
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat
4 orë
Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri
2 ditë
CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President
1 ditë
Qeveria e re publikon rrogat e kryeministrit dhe ministrave
4 orë
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima
1 ditë
Maqedonia e Veriut do të rris numrin e fluturimeve me çmime të ulta
23 orë
BDI në “lucidum intervallum”

LEXO MË SHUMË

biciklete

Tetovë, xhipi me targa zvicerane i’a mori jetën 67 vjeçarit me bicikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kuvendi Parlamenti i Malit te zi

Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

Kamala Harris

Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën

Bilall Kasami

Kasami: BDI 20 vjet nuk e bëri decentralizimin, po harxhojnë paratë që fituan derisa ishin në pushtet

daniel server

Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina

ejup maqedonci

Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

Kuvendi sot pritet ti zgjedhë zëvendësministrat

IMG_4611

Emërohet pasardhësi i Escobarit, kush është diplomati Kasanof

INFO

NA NDIQ