Mexhiti: Nga sot do të funksionojmë si fraksion brenda BDI-së

Iliria News Agency
Iliria News Agency

1 Prill, 2023

Nënkryetari i BDI dhe kreu i grupit të ashtuquajtur “Grupi i Zjarrit”, Izet Mexhiti theksoi se nga sot do të funksionojmë si fraksion brenda BDI-së

“Duam që të potencojmë që mendimi ndryshe për ne paraqet aktin më demokratik të mundshëm.

Pas mbledhjes së sotme që mbajti Bashkimi Demokratik për Integrim, duam që me transparencën më të lartë të informojmë gjithë opinionin e gjërë publik që fatkeqsisht konstatojmë se në BDI ekzistojnë standarde të dyfishta, edhe për sa i përket debatit që zhvillohet, por gjithashtu edhe në aspektin organizativ dhe programor. Prandaj sot u shterrën të gjitha mundësitë që ne të debatojmë në mënyrë të sinqertë për problemet reale të cilat në kontinuitet i kemi përseritur.

Sot, duam qe të informojmë se ne do të vazhdojmë me aktivitetin tonë politik në bazë me anëtarësinë e partisë, me ç`rast duam që tju bëjmë thirrje të gjithëve që të na përkrahin në këtë rrugëtim, që të bashkëbisedojmë rreth dallimeve që i imponon ky ekzekutiv që ka uzurpuar organet vendimmarrëse dhe që janë kompetencë e partisë.

Rrjedhimisht, si rezultat i gjithë kësaj situate të krijuar, ju informojmë që nga sot ne do të funkcionojmë si fraksion brenda Bashkimit Demokratik për Integrim dhe do të kemi qëndrimet tona për të gjitha çështjet politike”, theksoi Mexhiti.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Përçarja e BDI-së, për interesa personale apo për idealin e ish-UÇK-së?

foto-autostrada-korridori-8

Një ndërmarrje shtetërore fitoi më shumë se bankat më të mëdha maqedonase

lajcak-esobar

Lajçak dhe Escobar sot takohen me presidenten Osmani dhe krerët e opozitës

veriu-1-600x360

Anketa/Vetëm 11 për qind e serbëve të gatshëm të luftojnë në Kosovë

hoti peci

“Argat i Kurtit”, “Analfabet”, “Inspektor Peci në botën e çudirave”, përplasja në rrjete sociale Hoti-Peci

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

INFO

NA NDIQ