Mexhiti: Një tjetër investim madhor, Rruga “Maksut Sadik”

Picture of INA
INA

11/10/2025

Kandidati për kryetar në komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka promovuar projektin e radhës.

“Një tjetër investim madhor, Rruga “Maksut Sadik” përfundoi me sukses, dhe po në këtë ditë nis ndërtimi i kampusit modern të Universitetit “Nëna Tereza”.

Rruga “Maksut Sadik” është tashmë përfunduar me sukses dhe gati për t’u vënë në shërbim të qytetarëve, një investim i realizuar me standardet më të larta të cilësisë, sigurisë dhe funksionalitetit.

Me vlerë rreth 220.000 euro, ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në modernizimin e infrastrukturës urbane të Çairit.

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë dhe Komunës së Çairit, kjo rrugë që lidh lagjet e Çairit me bulevardin “Nikola Karev” dhe Universitetin “Nëna Terezë” është shndërruar në një arterie të rëndësishme zhvillimore, që lehtëson qarkullimin dhe rrit vlerën urbanistike e ekonomike të zonës.

Dhe simbolika është e jashtëzakonshme: në të njëjtën ditë kur përfundon rruga që çon drejt dijes, nis ndërtimi i kampusit modern të Universitetit “Nëna Terezë”, një investim historik prej 40 milionë euro, i pari i këtij niveli që realizohet nga një qeveri për një universitet shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Një përfundim dhe një fillim që bashkohen në një mesazh të vetëm: Çairi po ecën përpara, me zhvillim, me dije dhe me vepra që mbeten përjetësisht!

Urime, Çairi im!”, ka shtuar Mexhiti. (INA)

TË FUNDIT

Gruaja me mbulesë ishte bërë gati për të hyrë në Big Brother VIP Kosova 4, por e anuloi në minutat e fundit

Ambasada e SHBA-së në RMV: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË