Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar “Balansuesin”.
“Shqiptarët nuk janë mjet(vegël), janë ligji, janë KUSHTETUTË!
Si asnjëherë më parë, shqiptarëve po u kthehet dinjiteti, Ligji PO VJEN!
Ligj, jo vegël!
Miqtë e BDI-së në Gjykatën Kushtetuese goditën shqiptarët.
E dimë çfarë po bëni. Njerëzit tuaj votuan kundër Balancuesit, ndërsa ju qani.
Do ta zgjidhim belanë tuaj, do të sjellim ligjin”, ka shkuar Mexhiti.