Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherësh edhe kryetar i Degës së kësaj partie në Çair, Izet Mexhiti, nuk e ka mirëpritur vendimin për caktimin e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, për koordinator të aktiviteteve të BDI-së në Çair, shkruan gazeta LAJM.
Mexhiti ka thënë se është marrë pa u konsultuar organet e partisë dhe nxit përçarje, ndërsa për z.Osmani ka thënë se nuk ka përkrahje te strukturat e BDI-së në Çair.