Mexhiti paralajmëron punësime masive në administratë: Do të krijojmë mijëra vende pune për shqiptarët

Picture of Ina Online
Ina Online

21/02/2025

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka dhënë një premtim të fuqishëm për punësimin e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike.

Gjatë një aktiviteti partiak në zyrtarizimin e degës së Lëvizjes Demokratike në Shuto Orizare, Mexhiti theksoi se brenda një viti qeveria do të realizojë më shumë punësime sesa janë bërë gjatë dy mandateve të kaluara nga subjektet tjera politike shqiptare.

“Për çështjen e punësimeve do të bëjmë brenda një viti aq punësime sa kanë bërë ata brenda dy mandateve, 8 vite në qeveri. Pra, do të bëhen qindra e qindra, mos të them 2-3 mijë shqiptarë në administratën shtetërore, publike dhe gjithandej ku ka nevojë për t’i ripërtërirë ato vende pune, duke eliminuar një pengesë dhe një problem të qytetarëve tanë, që të mos ikin jashtë vendit, që të mos e shohin perspektivën e tyre jashtë vendit”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se Lëvizja Demokratike është e përkushtuar për të siguruar një përfaqësim më të drejtë dhe më dinjitoz të shqiptarëve në institucionet shtetërore, duke krijuar mundësi konkrete për punësim dhe zhvillim profesional.

TË FUNDIT

Letër publike nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi

Një sekondë shpëton jetën e Gjesti-t në BBVA

Gjykata lë në burg kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu

BDI: Faji për tragjedinë në Koçani të kërkohet aty ku është dhe jo aty ku është e pamundur të ekzistojë faj

Ish-ministri maqedonas pranon ekzistencën e shqiptarëve orthodoksë në Maqedoninë e Veriut

Granit Xhaka nuk kursen mbështetjen për Gjestin para gjysmë finales

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË