Mbaroi loja. Ky ishte reagimi i parë i zv.kryeministrit të parë Izet Mexhiti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Mexhiti në profilin e tij në facebook ka shkruar: Gjuha shqipe nuk u ndalua. Ligji për gjuhën shqipe nuk u abrogua. Lista e zezë për korrupsion u konfirmua. Rrini rahat. Qeveria punon.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme në të cilën në rend dite ishte edhe vlerësimi i kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve, vendosi që për të njëjtën iniciativë të ketë seancë përgatitore në të cilën do të marrin pjesë juristë ekspertë, përfaqësues të partive politike dhe të tjerë./ Alsat.mk