Mexhiti: Pata nderin të takoj mikun dhe ish-kongresmeni shqiptar, Joseph DioGuardi

Picture of ina-online
ina-online

23/09/2024

Zv.kyeministri i parë Izet Mexhiti, ka vijuar me vizitën në SHBA. Ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot ka takuar ish-kongresmenin, Joseph DioGuardi.

“Sot pata nderin të marr pjesë në një pritje të përzemërt dhe vëllazërore, organizuar nga miku im dhe ish-kongresmeni shqiptar, Joseph DioGuardi, në Staten Island. Ky ishte një moment i veçantë, ku u ndjeva i rrethuar nga dashuria dhe përkrahja e fortë e komunitetit shqiptar në Amerikë.

Joseph DioGuardi ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për çështjen tonë kombëtare, dhe sot pata mundësinë ta falënderoj personalisht për të gjitha përpjekjet e tij ndër vite. Ai ka ndihmuar për të ngritur zërin e shqiptarëve në Amerikë, ka informuar opinionin publik amerikan për gjendjen politike dhe të drejtat e shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Që nga mbështetja për Universitetin e Tetovës, deri te kontributi për vendosjen e përmendores së Skënderbeut në Shkup, ai ka qenë gjithmonë në ballë të kauzës sonë kombëtare”, ka shkruar Mexhiti.

“E ftova me kënaqësi që, së bashku me bashkëshorten e tij, të na vizitojnë në Shkup, në shenjë mirënjohjeje për të gjitha përpjekjet dhe mbështetjen e tyre të palodhur për shqiptarët. Në një gjest simbolik dhe si urim për pozitën time të re, ai më dhuroi një libër ekskluziv mbi Skënderbeun, i shtypur në vetëm 40 kopje – një dhuratë e veçantë që më kujton përgjegjësitë tona si udhëheqës që e kemi, për çështjen kombëtare.

Kjo pritje kaq e ngrohtë më bëri të ndihem krenar për kombin tim, dhe për mbështetjen e çmuar që na vjen nga vëllezërit tanë, kudo nëpër botë”, ka shkruar Mexhiti.

TË FUNDIT
9 orë
Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair
11 orë
LSDM: Rritja e pagave të arsimtarëve për vetëm 5% në vend të 12% të planifikuar është e turpshme!
11 orë
“Ka kaluar koha e Balancuesit”, Mickoski: Të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë
15 orë
Lefkov: BDI si Qeveri e përkrahu heqjen e balancuesit, tani vetëm po manipulon me popullin
15 orë
Mexhiti: Pse BDI nuk protestoi kur u abroguan dispozitat e Ligjit për evidencën amë

ME TE LEXUARA

21 orë
Shtyhet zbatimi rregullave të reja për qytetarët e Ballkanit për hyrje-dalje në Shengen Zonën
16 orë
I akuzuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës kthehet nga spitali në burg, gjendja e tij është e mirë
20 orë
Sherr masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në “Camp Nou” – dërrasa, çekiçë...!
16 orë
Ministri Limani merr pjesë në Forumin për të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit
20 orë
I kërkuari për vrasje në Shqipëri, shmang dëbimin nga Britania me Konventën e të Drejtave të Njeriut
15 orë
“Tigrat” në askion në Nikushtak të Likovës, kapen armë dhe drogë
20 orë
Suedi: Elena Sadiku shënon historinë, bëhet trajnerja më e re e futbollit e të gjitha kohëve

LEXO MË SHUMË

makine-zjarr-750x430

Katër makina janë përfshirë nga flakët në Çair

LSDM

LSDM: Rritja e pagave të arsimtarëve për vetëm 5% në vend të 12% të planifikuar është e turpshme!

Hristijan Mickoski

“Ka kaluar koha e Balancuesit”, Mickoski: Të gjendet mekanizëm ligjor me të cilin do të rregullohet përfaqësimi i drejtë

Mile-Lefkov

Lefkov: BDI si Qeveri e përkrahu heqjen e balancuesit, tani vetëm po manipulon me popullin

izet mexhiti

Mexhiti: Pse BDI nuk protestoi kur u abroguan dispozitat e Ligjit për evidencën amë

tigra bastisje

“Tigrat” në askion në Nikushtak të Likovës, kapen armë dhe drogë

fatmir limani

Ministri Limani merr pjesë në Forumin për të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit

gjyqi per vanja dhe pance palevski palco

I akuzuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës kthehet nga spitali në burg, gjendja e tij është e mirë

ali ahmeti

Ali Ahmeti pret ambasadorin bullgar Radukov: Të zbatohet korniza negociuese me BE-në

INFO

NA NDIQ