Për skandalin dhe arrestimet në Onkologji, ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti thotë se hetimin ua ka lënë organeve kompetente dhe të shpallet me emër dhe mbiemër se kush është fajtor, ndërsa për funksionimin e Klinikës ai thotë se janë marrë masat e duhura dhe po funksionon në mënyrë të përkryer.
“Në lidhje me ngjarjen e djeshme, ju e dini qëndrimin tim. Jemi në dispozicion me informacion shtesë, nëse mendojnë se i ka Ministria e Shëndetësisë. Një herë e përgjithmonë, autoritetet duhet të bëjnë gjënë e duhur në kohë dhe të mos lënë asnjë rast të pazgjidhur. Këtë e kam thënë kur e kam marrë mandatin, dhe tani e përsëris, me përgjegjësi, moralisht dhe profesionalisht, edhe si mjek, edhe si ministër, them se nuk do t’i lëmë më gjërat në shëndetësi të enden me vite të tëra probleme të pazgjidhura. Gjithçka do ta zgjidhim”, pohoi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.
Mexhiti për arrestimet në Onkologji: Organet kompetente po bëjnë hetimin
INA
31/01/2024
TË FUNDIT