Mexhiti për Euronews Albania: Deri sa të jetë treshja Ahmeti-Osmani-Grubi, regjimi i Gruevskit nuk çrrënjoset

ina-online
ina-online

28/10/2023

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ka adresuar kritika ndaj udhëheqësve qeveritarë.

Ai akuzat e tij i ka bazuar edhe në vërejtjet e komunitetit ndërkombëtarë ndaj qeverisë, se po keqpërdorin flamurin evropian për të mbuluar korrupsionin. Mexhiti madje tha se BDI edhe pse flet për çdo ditë për vlera evropiane, vepron të kundërtën e asaj që flasin. Ai mes tjerash potencoi se deri sa të jenë në pushtet treshja Ahmeti-Osmani-Grubi, ish regjimi i Gruevkit nuk do të çrrënjoset.

“Këtu qëndron dhe problemi ecencial në Maqedoni, nëse regjimi i kaluar i Gruevskit ka keqpërdorur kartën nacionaliste dhe në vazhdimësi ka bërë korrupsion me përmasa teje të mëdhaja ku qindra miliard kanë dëmtuar buxhetin dhe qytetarët e Maqedonisë. Kjo qeverisje ku është Bashkimi Demokratik për Integrim po keqpërdor flamurin evropian, integrimet evropiane, vazhdimisht flasin për vlera evropiane dhe integrime apo ndryshimet kushtetuese dhe çdo ditë bëjnë veprime joevropiane që nuk kanë të bëjnë me vlerat evropiane, ashtu siç u bë ndryshimi i kodit penal dhe vjen komisari evropian dhe thotë se kjo është bërë pa pëlqimin tonë dhe është keqpërdor flamuri evropian, ashtu siç këto ditë po bëjnë presione pranë gjykatës supreme për të pranuar propozimin e ish kryetarit Ivanov për të amnistuar Gruevskin dhe kompaninë e tij, pra në esencë kemi të bëjmë se deri sa është kjo udhëheqësi e BDI-së, trinomi Ahmeti-Osmani-Grubi, nuk çrrënjoset regjimi i Gruevskit”, ka deklaruar mes tjerash kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Përndryshe, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, ka shtuar aktivitetet e saja në terren me qytetarët ku për çdo ditë po alarmojnë për pasojat fatale të politikave qeveritare, e në veçanti për Kazinot, gjegjësisht ligjin për lojërat e fatit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

INFO

NA NDIQ