Mexhiti për Euronews: Shqiptarët e RMV-së nuk janë më të përçarë në shumë parti siç propagandon Ali Ahmeti

Picture of INA
INA

22/10/2025

Shkup, 21 tetor – Në një intervistë ekskluzive për “Euronews Albania” me gazetarin Thimi Samarxhiu, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti foli hapur për zhvillimet politike mes koalicionit qeverisës VLEN dhe AKI-së opozitare të Ali Ahmetit.

Mexhiti theksoi se shqiptarët nuk janë të ndarë apo të përçarë në dhjetëra parti, siç shpesh propagandon opozita, por se sot ekzistojnë dy subjekte të mëdha, ku vetëm VLEN po tregon me vepra se është në shërbim të qytetarëve.

“Jemi munduar të bëjmë fushatë për komunat, për problemet e vërteta të njerëzve. Ndërsa AKI ka humbur kontaktin me realitetin. Për gjithçka kanë folur, por jo për komunat,” ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka shtuar se qasja e re e VLEN-it po sjell frymë ndryshimi dhe përgjegjësie, duke i dhënë fund politikës së vjetër të propagandës boshe dhe interesave personale të BDI-së.

Sipas Mexhitit, qytetarët shqiptarë po e kuptojnë qartë se kush po punon për ta dhe kush po përpiqet të mbijetojë politikisht duke shpikur kriza e konflikte të rreme.

“VLEN nuk merret me retorikë, por me punë. Ne flasim me rezultate konkrete në çdo komunë ku qeverisim,” ka përfunduar Mexhiti.

TË FUNDIT

“Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Dorëheqje, me kordinim a pa kordinim!

A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

Sevdail Demiri dhe Resul Shabani shpallen fitues të çmimit shtetëror ”22 Nëntori”

Përfundon numërimi pas verifikimit të votave në Mitrovicë, ky është fituesi

Ja kush pritet ta jetë pasuesi i Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së (FOTO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË