Izet Mexhiti nga VLEN tha se dilema se mund të ulet numri i këshilltarëve në disa komuna shqiptare vjen pas regjistrimit të popullsisë, që u bë nga qeveria e kaluar, përcjell TV21. Mexhiti thotë se ndarja e popullsisë në rezidentë dhe jorezidentë tashmë është normë ligjore që duhet respektuar, por që sipas tij, në disa komuna do të ketë rritje të numrit të këshilltarëve.
“Dmth dallimi këtu është sesi do të përcaktohet numri i këshilltarëve në komuna, më herët nuk ka pasur dilema, sepse regjistrimi ka qenë i qartë. Ka pasur numër të qytetarëve. BDI-ja regjistrimin e fundit e ka bërë me qytetarë rezidentë dhe jorezidentë. Pra nuk është VLEN-i, nuk ka qenë VLEN-i atëherë.
Pra është pikërisht BDI-ja, përmes Entit të Statistikës, ku e ka pasur zv/drejtorin Ilmiun, ka pasur ministra në qeveri, lejoi që qytetarët të ndahen në rezidentë dhe jorezidentë. Atë që e ka bërë BDI-ja tash është normë ligjore. Është normë që duhet të respektohet dhe sipas regjistrimit të BDI-së, i përcaktojnë numrin e qytetarëve rezidentë, dhe në Gostivar numri i qytetarëve rezidentë është më i vogël dhe ulet numri i këshilltarëve.
Numri i qytetarëve rezidentë në Studeniçan është rritur dhe prandaj është rritur numri i këshilltarëve. Në disa komuna është rritur, në disa është zvogëluar, varësisht nga nataliteti dhe migrimi. Por nuk mundet t’i trajtojnë qytetarët që aq lehtë harrojnë. Pra dilema është krijuar nga regjistrimi që e ka bërë BDI”, tha mes tjerash Mexhiti.
Mexhiti: Për shkak të regjistrimit që e bëri BDI-ja, numri i këshilltarëve në disa komuna mund të ulet!


INA
29/05/2025
TË FUNDIT