Mexhiti: Pollogu s’ka ujë për pije, Qeveria shpenzon 2 miliard euro për Korridore (Video)

Picture of INA
INA

18/05/2023

Nënkryetari aktual i BDI-së, Izet Mexhiti që është një nga eksponentët kryesor të “Grupit të Zjarrit”, thotë se projekti aktual për ndërtimin e Korridorit 8-të dhe 10-të nuk është diskutuar në organet partiake të Bashkimit Demoraktik për Integrim.

Në një intervistë për gazetën LAJM, ai thotë se askush nuk është kundër ndërtimit të këtyre autostradave, por për të kosotoja e lartë e projektit është problematike në një kohë kur shumë komuna të Pollogut nuk kanë as ujë për pije.

“Nuk kemi fizibiliti studim, nuk kemi parametra ekonomik se a duhet rrugën Tetovë-Gostivar ta zgjerojmë prej në katër korsi në gjashtë korsi. Aty për ta zgjeruar në gjashtë korsi do të shkatërrohen qindra biznese që egzistojnë, që janë biznese tona. Nesër atyre fshatrave përreth Bogovinës, të gjitha atyre që janë Tetovë-Gostivar ju vendoset “muri kinez”. Në një autoban që është me gjashtë korsi, nuk mundet çdo kund të kyqesh në atë rrugë. Prej në Sedllarcë ose Bogovinë do të duhet bërë 30 kilometra për tu kyqur në autoban, siç është edhe rruga e Kosovës, ku nuk mundet në çdo cep të kyqet në këtë rrugë. Ky projekt nuk është diskutuar në organet partiake, sepse nëse e marim Koridorin 8 ose 10, si projekte i ke në programin e të gjitha partive politike. Askush nuk ka dilema për kapacitetin e “Bechtel”-it, askush nuk ka dilemë që rruga Gostivar-Bogojçan duhet të rregullohet se është rrugë e rëndë 30 kilometra, por ama ne do të kishim biseduar se a është me e nevojshme që gjith potenciali i investimeve kapitale i shtetit të koncetrohet vetëm te Korridoret. Të shkojnë 2 miliard euro atje, kur tërë kohën komunat që kufizohen me atë Korridor janë më xhirollogari të bllokuara, gjithë Pollogu është me xhirollogari të bllokuar, me borxhe të mëdhaja, nuk kanë ujë për pije, nuk kanë kanalizim, nuk i kanë të rregulluar mbeturinat”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.

TË FUNDIT

Nga të gjitha banoret e BBVK2, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË