Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti nga i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” ka theksuar nga Kumanova se si lideri i tyre ka nisur fushtë me moton “Bashkë për Europë”, kur në BDI s’ka demokraci.
“Nuk mund të del Ali Ahmeti të flas “Bashkë për Europë” a në BDI nuk ka demokraci. Nuk mund të flasim Bashkë për Europë kur e e cënojmë debatin brenda BDI-së, Bashkë për Europë në të njejtën kohë i suspendojmë organet e BDI-së, Bashkë për Europë e heshtim debatin brenda BDI-së, e heshtim analizën, e heshtim llogaridhënien e ekzekutivit para qytetarit. Këto janë vlerat evropiane, Evropa mbështet mbi demokracinë. Ne duam ta demokratizojmë BDI-në, të ketë debat të ketë analizë, të ketë llogaridhënie sepse vetëm në këtë mënyrë nuk do ta humbin rrugën e qytetarëve tanë”, deklaroi Mexhiti.
Kreu i BDi-së, Ali Ahmeti mbrëmë nga Tetova sërish u shpreh se “grupi i zjarrit” e kanë gabim qasjen sepse në BDI ka pasur demokraci dhe ka pasur debate. (INA)