Mexhiti priti në takim Eirik Nestas Mathisen, përfaqësues i Posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Picture of Ina Online
Ina Online

15/01/2025

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka pritur sot z. Eirik Nestas Mathisen, Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.

Siç ka bërë të ditur Mexhiti, në takim është diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e rajonit tonë, duke vënë theks të veçantë te roli i faktorit politik shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe angazhimin për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Mexhitit.

Sot pata kënaqësinë të mirëpres z. Eirik Nestas Mathisen, Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, dhe ta uroj për detyrën e tij të re si i dërguar special. Në këtë takim të rëndësishëm, diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë e rajonit tonë, duke vënë theks të veçantë te roli i faktorit politik shqiptar për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe angazhimin për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë bisedës, theksova rëndësinë e mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, si Norvegjia, në avancimin e reformave dhe forcimin e demokracisë, në mënyrë që ta kemi të hapur rrugen drejt BE-se. Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet strategjik për vendin tonë – një aspiratë që pasqyron dëshirën e qytetarëve tanë për një të ardhme më të mirë.

Një tjetër pikë kyçe ishte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ku Norvegjia, me përvojën e saj të jashtëzakonshme, është një partner strategjik për të adresuar sfidat mjedisore që na prekin të gjithëve.

Ky takim theksoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimit të përbashkët për të përballuar sfidat që na presin. Me angazhim të përbashkët, mund të krijojmë një të ardhme të mirë dhe plot mundësi për qytetarët tanë, duke i dhënë forcë e shpresë vendit dhe rajonit tonë!

TË FUNDIT

Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Një punëtor nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë

Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

“E premtja e zezë” për marketet ! Bojkot i ri nga qytetarët për shkak të çmimeve të larta

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË