Mexhiti: Pushteti po e ndjen humbjen, një vend në KSHZ i takon opozitës

INA
INA

07/11/2023

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka njoftuar se së shpejti koalicioni Lidhja Europiane për Ndryshim do të formojë grupin e vet parlamentar.

“Së shpejti do të formalizojmë edhe grupin parlamentar opozitar në Parlament. Për momentin jemi gjashtë deputetë dhe shohim që pushtetarët janë në siklet”, tha Mexhiti duke shtuar se një anëtar në KSHZ duhet ti takon opozitës shqiptare, ndërsa që tani kanë filluar që këtë vend në KSHZ të ia japin vendin ASH-së dhe mos të na lënë të përfaqësohemi në KSHZ. Sipas tij kjo tregon se pushteti po përgatitet për zgjedhje jo fer dhe për manipulime sepse e ndjejnë humbjen.

Ai në një prononcim për Top Channel ka folur edhe për shkaqet e migrimit masiv të shqiptarëve.

“Ne e kemi detektuar se migrimi nuk është vetëm papunësisë, por ajo ndodh edhe për shkak të pasigurisë sepse ndodhin shumë incidente të armatosura, spitalet në vendbanimet shqiptare janë në gjendje jo të mirë, kemi afera korruptive në shëndetësi, migrimi ndodh për shkak të arsimit jocilësorë etj. Ne do të dalim me programin tonë se çfarë do të ndërmarrim si opozitë për këto gjëra. Fokusi jonë do të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe detektimi ndaj keqqeverisjes”, tha Mexhiti.

Mexhiti madje ka shpjeguar edhe emrin e koalicionit Lidhja Evropiane për Ndryshim.

“Fjala Lidhje asocon në lidhjen e Prizrenit, evropiane me integrimet evropiane dhe përfundon me ndryshimin. Ndërkaq, qeveria keqpërdorin flamurin evropian për të mbuluar korrupsionin. Ne potencojmë se problemi integrimit është te pala maqedonase, sepse shqiptarët nga gjitha anketat janë pro integrimet evropian dhe ky është problem brenda kampit politik maqedonas të cilët duhet ta tejkalojnë”, deklaroi mes tjerash Mexhiti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azir aliu

Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital

Palevski palco

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi deri sa t’i dorëzohet RMV-së

foto-autostrada-korridori-8

Shpronësohen 45 parcela përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë

paraburgim-1

Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

cigar-elektronike1

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

artan grubi

Grubi: Do të mbulohen shpenzimet e rrugës për administratën shtetërore në vlerë prej 50%

vrasja ekuador remzi azemi

Vrasja në Ekuador e shqiptarit, arrestohet në Maqedoni i shumëkërkuari

Halil Snopce

Kuvendi i ASH-së ende nuk ka caktuar mbledhje/ Snopçe: Mund të ketë dallime, por do të jemi të unifikuar

ministria financave e maqedonise

Vendimi për pagat shkakton revoltë tek të punësuarit në Ministrinë e Financave

INFO

NA NDIQ