Në intervistë për TV21, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti njoftoi se së shpejti Qeveria pritet të miratojë projektin për ndërtimin e parkingut nëntokësorë në Çarshinë e Shkupit. Mexhiti tha se projekti kap vlerën e 20 milionë eurove.
“Kemi marrëveshje dhe besoj në mbledhjen e ardhshme, një ndër mbledhjet e ardhshme do të kalojë edhe parkingu për Çarshinë e vjetër, parkingu nëntokësor që është faza e tretë e sheshit, që është projekt diku 20 milionë euro dhe zgjedh problemin jetik dhe kryesor të Çarshisë së vjetër, çështjen e parkingut”, deklaroi Mexhiti në TV21.