Mexhiti: Së shpejti nis ndërtimi i dy shkollave në Çair

Picture of Ina Online
Ina Online

05/01/2025

Në Komunën e Cairit pritet të realizohet një projekt i rëndësishëm për arsimin, ku do të ndërtohen dy shkolla të reja. Njëra do të jetë një objekt i ri për shkollën ekzistuese “Idnina” për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe tjetra do të jetë një shkollë fillore e re me kapacitet për 1000 nxënës. Ky projekt, i cili pritet të nisë së shpejti, është shpallur nga zëvendës kryeministri Izet Mexhiti në një intervistë për Radio Shkupin.

“Ky projekt është një bashkëpunim i Fondacionit Albiz, USAID, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Komunës së Cairit. Në të njëjtën hapësirë ku gjendet shkolla ‘Idnina’ do të ndërtohet një shkollë e re për fëmijët me nevoja të veçanta, duke siguruar kushte moderne dhe standarde evropiane për arsimimin e tyre. Aty ka hapësirë rreth 14 mijë metër katrorë.

Pjesa tjetër e hapësirës do të shfrytëzohet për ndërtimin e një shkolle fillore të re. Kjo është një nevojë urgjente, pasi shkolla ekzistuese “Penko”, që ndodhet në afërsi, është e stërngarkuar me nxënës. Plani është që shkollat të funksionojnë në një turn, gjë që do të ndihmojë në zbutjen e presionit të madh në shkolla dhe do të ofrojë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor” tha Mexhiti.

Mexhiti theksoi se ky projekt ka kaluar të gjitha fazat e miratimit, duke përfshirë miratimin e planit urbanistik nga Komuna dhe drita jeshile e MASH-it, si dhe mbështetje nga donatorët si Albiz, Eftinija Impex dhe USAID.

Hapi i fundit që mbetet është të transferohen nxënësit e shkollës “Idnina” në një objekt tjetër përkohësisht, për t’u liruar hapësira dhe për të mundësuar nisjen e ndërtimit të dy shkollave të reja.

Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e arsimit në komunën e Cairit dhe do të ofrojë mundësi më të mira për zhvillimin e fëmijëve dhe nxënësve të tjerë.

TË FUNDIT

Arusha e sulmon banorin në Dollnen

Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor

MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut të ndarë rreth perspektivës evropiane të vendit

Orban: Deri sa Trump të jetë president, nuk do të ketë sanksione për Hungarinë

Zelenski: Ukraina do të porosisë 27 sisteme Patriot nga SHBA-ja

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË