Lëvizja Demokratike, e cila po drejtohet nga Izet Mexhiti shpalli konkursin për llogon e re të subjektit politik.
“Të nderuar qytetarë,
Ju ftojmë që të bëheni pjesë e konkursit të hapur për përzgjedhjen e logos së Lëvizjes Demokratike duke i dërguar ato në PDF format në emailin tonë zyrtar [email protected]
Potencojmë, nuk ka kufizime në ngjyra dhe përmbajtje, këtë do t’ia lëmë kreativitetit Tuaj.
Faleminderit paraprakisht!
Ndryshimi po vjen!”, thuhet në njoftim. (INA)