Pas akuzës së opozitës shqiptare se janë tabelat me gjuhën shqipe janë hequr nga vendkalimet kufitare dhe janë zëvendësuar me të reja me vetëm në gjuhën maqedonase, angleze dhe frënge, kanë reaguar nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, bëhet fjalë vetëm për një tabelë në pikën kufitare “Bllacë” e cila është porositur nga ish drejtorët e Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore.
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, këtë e quan tendencë për destabilizim.
“Pra, edhe në këtë rast është një tendencë për destabilizim. VLEN e mbuloi turpin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Ajo tabelë është vendosur në bazë të atyre 2 kilometrave që u stërzgjatën atje. Në bazë të projektit që e ka udhëhequr Ejup Rustemi. Mirëpo, ne reaguam në mënyrë institucionale dhe brenda natës u përmirësua gabimi që e kanë bërë ata, që kanë bërë vite të tëra gabime të këtilla, të cilat shfrytëzojnë çdo rast për të destabilizuar situatën politike. Përveç që e ka bërë ndërmarrja që e ka bërë rrugën, e ka bërë edhe ndërmarrja që e ka fituar tenderin e sinjalistiës që është e afërt dhe tejet e afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër.