Bashkëpunim për zgjedhjet lokale, Mexhiti takohet me partinë turke TDP (FOTO)

Picture of INA
INA

24/06/2025

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, zhvilloi dje një takim miqësor dhe konstruktiv me kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke (TDP), z. Zülfikar Zeynula.

Takimi kishte për qëllim njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e mendimeve mbi zhvillimet aktuale politike në vend. Në fokus të bisedës ishte edhe pozita e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut, për të cilën të dy palët theksuan rëndësinë e përfaqësimit të denjë dhe përkujdesjes institucionale në një shoqëri demokratike dhe multietnike.

“Ruajtja e identitetit, gjuhës dhe kulturës është një përgjegjësi e përbashkët”, tha Mexhiti, duke nënvizuar se komuniteti turk përbën një pjesë të rëndësishme të shoqërisë sonë.

Gjithashtu, në takim u diskutuan mundësitë për përfshirjen e TDP-së në koalicionin qeverisës dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale. Mexhiti theksoi se komunikimi i rregullt dhe bashkëpunimi mes partive janë thelbësorë për të ardhmen politike të vendit.

Takimi përfundoi me dakordësinë për të vazhduar dialogun në nivel udhëheqësie, duke forcuar partneritetin politik në funksion të stabilitetit dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës.(INA)

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË