Mexhiti takoi ambasadorin spanjoll (FOTO)

Picture of Ina Online
Ina Online

30/10/2024

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.T. Rafael Soriano Ortiz.

Mexhiti dhe Ortiz i vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera dhe me kapacitet të madh për zgjerimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët.

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Spanja vazhdimisht i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin shumë intensiv me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në nivel bilateral.

Ambasadori Ortiz i vlerësoi pozitivisht reformat që po bën vendi ynë për t’iu afruar Bashkimit Evropian, ndërsa fondet që Komisioni Evropian akordon për vendin tonë si dëshmi se vendi po përparon.

Ai shtoi gjithashtu se bashkëpunimi dypalësh, me një histori 30-vjeçare, është i shkëlqyer. “Lidhja direkte ajrore me Spanjën ndikon në rritjen e numrit të vizitorëve në të dy vendet”, tha ambasadori i Spanjës.

Duke falënderuar ambasadorin spanjoll për bashkëpunimin, zëvendëskryeministri i parë Mexhiti theksoi se qeveria e re është e orientuar drejt biznesit dhe ftoi kompanitë spanjolle të investojnë në vendin tonë.

TË FUNDIT

QEVERIA SHPEJTOHET PËR KORRIDORIN 10: Hekurudha drejt Selanikut në 2026

Ndryshimet kushtetuese, VLEN-i i pret 6 muaj qeverisje

SHGM kërkon zgjidhje urgjente të proceseve të dhunës ndaj gazetarëve

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

“Dëshmitë janë siguruar nga “Sky” aplikacioni”, dy ish zyrtarë të policisë në mesin e të arrestuarve që dyshohen për lidhje me grupin e Gërçecit

Mexhiti: Prioritet Investimet për Siguri dhe Menaxhim të Mbetjeve në deponinë Drislla

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË