Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti pranoi se nuk janë mbyllur 100% kazinotë online në Maqedoninë e Veriut. Mexhiti tha se kompania e vetme që aktualisht operon, MegaWin do të mbyllet në seancën e ardhshme të qeverisë.
“Megawin është 100% shtetërore, që organizon online, ka procedurë tjetër, në mbledhjen e ardhshme, të marten, do të mbyllet edhe ajo dhe 100% online kazinotë të jenë jashtë funksionit në RMV”, deklaroi Mexhiti.