Mexhiti tregon kushtin për koalicionim qeveritar (VIDEO)

ina-online
ina-online

23/03/2024

Kryetari i Lëvizjes Dmokratike, Izet Mexhiti sot në podkastin e “Shtypit të Lirë” (Sloboden Peçat) ka treguar prioritetet e koalicionit opozitar shqiptar VLEN dhe kushtin kryesor për të formuar Qeverinë e ardhshme.

“Tani jemi të përkushtuar për të formatuar bllokun opozitar dhe ajo që është më e rëndësishmja për të fituar në kampusin shqiptar. Dhe ne nuk duam të jemi pjesë e asnjë qeverie si humbës, por si fitues. Si njerëz me legjitimitet. Jam i bindur se do të fitojmë, këtë e thonë edhe sondazhet”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se partia e tyre nuk do të jetë pjesë e një qeverie që nuk është evropiane.

“Prioriteti kryesor për ne është integrimi evropian, këtë e kërkojnë edhe votuesit tanë, prandaj ne do të insistojmë në gjetjen e një zgjidhjeje”. Jam optimist se do të gjendet një zgjidhje”, theksoi Mexhiti. Ai shtoi se për hyrjen e bullgarëve në Kushtetutë si kusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim duhet të gjendet një mënyrë për të bindur VMRO-DPMNE-në, sepse pa ta nuk ka 80 deputetë në Kuvend.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

bujar osmani

Bujar Osmani: Në Kosovë flamuri shqiptar nuk është zyrtar, në Maqedoni është obligim i kryetarëve të komunave

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

qeveria-serbe-vucic

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

zjarr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

INFO

NA NDIQ