Mexhiti: Uzurpatori Grubi po keqpërdor BDI-në dhe UÇK-në

Picture of designer@fetishimedia.ch

19/01/2023

BDI-ja nuk është e përçarë por është shpërfytyruar nga njerëz të katapultuar në majat e partisë dhe të ekzekutivit, të cilat nuk kanë njohuri me programin e partisë dhe të kaluarën e UÇK-së. Kështu deklaroi Izet Mexhiti nënkryetari i BDI-së dhe përfaqësues i atij që njihet si “Grupi i Zjarrit” në tubimin e mbrëmshëm me anëtarët e BDI-së nga Çairi. Mexhiti tha se nuk do të ketë forcë që këtë grup dikush të tentoj ta largojnë nga BDI-ja pasi siç tha “nëse na largojnë nga dera ne do të hyjnë nga dritarja”. Ai tha se të vazhdojnë betejën deri në kthimin e partisë në idealet origjinale mbi të cilat ishte themeluar.

“Kjo BDI, BDI e unifikuar rreth idesë së vërtetë, rreth autoritetit të liderit është e goditur, sulmuar nga makineria propaganduese e uzurpatorëve të cilët me arrogancën e tyre arritën të imponohen në BDI dhe të katapultohen në majat më të larta të pushtetit. Pra sot kemi idenë origjinale të BDI-së këtu dhe Artan Grubin në anën tjetër”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Mexhiti doli edhe më akuza tjera kundër Grubit për keqpërdorimin e lëvizjen qytetare Zgjohu” për interesa personale, por edhe për keqpërdorimin të emrin të UCK-së në të gjitha paraqitjet e tij.

“Kur ne ndërtonim partinë ai fitonte mëditje të mira për të mos u prishur për asnjë moment rehatinë e tij ndërsa kur ngeli pa punë u kujtua se mund të keqpërdor organizatën joqeveritare për tu imponuar te partitë politike. Po, Po Artan Grubi licintonte hapur të liderët e partive politike se cili do ti hapte dyert”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Ndërkohë kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti foli mbi dështimet e BDI-së për kryeministrin parë shqiptar ndërsa theksoi se ekzekutivi nuk ka legjitimitet pasi drejtuesit e saj nuk kanë kaluar në organet e partisë.

“Dolëm në fushatë për kryeministër të parë shqiptar dhe posa u formula qeveria patëm një konferencë për media ku doli e kundërta, pak me turp doli zëvendëskryeministri i asaj kohë tha jemi një. Mbeti përgjysmë ajo fjali dhe dalëngadalë po i del peri, asaj ideje”. Kur jep dorëheqje kryeministri, edhe një student I vitit të parë në juridik e di se gjithë ministrat janë në dorëheqje dhe duhet ti nënshtrohen një votëbesimi partiak. Por kjo nuk ndodhë dhe gjithë këto i kemi gëlltitur”, u shpreh Blerim Bexheti, kryetar i Sarajit.

Përplasjet në BDI janë intensifikuar pas takimeve që dy grupet kanë nisur më anëtarësinë në qytete të ndryshme. Takimet e radhës të kreu të partisë, Ali Ahmeti do të vazhdojnë të premten dhe të shtunën në Gostivar. Ahmeti në të gjitha fjalimet ka dalë në mbrojtje të Grubit ndërsa nuk mohuar që të ketë përçarje në parti, por debat mes funksionarëve të saj. /Alsat

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË