Mexhiti: Zbarkojmë në Prishtinë që të forcojmë frymën e bashkëpunimit ndërshtetëror

Picture of Ina Online
Ina Online

17/11/2024

Të hënën, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të udhëtojë në Kosovë për mbledhjen e parë të përbashkët ndërqeveritare që nga krijimi i Qeverisë së re.

Ky takim, përpos pjesës protokolare dhe agjendës së harmonizuar mes dy qeverive rreth çështjeve për të cilat do të diskutohet dhe marrëveshjeve që do të nënshkruhen, paraqet edhe vazhdimësinë e përkushtimit tonë për të forcuar bashkëpunimin rajonal, dhe për ta trajtuar Republikën e Kosovës si partner të barabartë në të gjitha nismat dhe akvititetet rajonale. Kështu ka shkruar në rrjetet sociale Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti.

Ai më tej ka shtuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut zbarkon në Prishtinë me një qasje proaktive dhe interes të sinqertë për të trajtuar të gjitha çështjet me interes për dy vendet tona.

“Pavarësisht problemeve të cilat Qeveria e re i ka trashëguar nga qeveritë e kaluara, pavarësisht tendencave të orkestruara për ta fajësuar Qeverinë e re për secilin dështim të lënë në trashëgimi nga e kaluara, fryma e bashkëpunimit ndërshtetëror do të forcohet dhe besimi i ndërsjellë mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të rritet në vazhdimësi dhe do të ndërtohet, sepse ky është obligimi jonë i përbashkët përpara qytetarëve tanë”, ka thënë Mexhiti, për të shtuar: “Partnerët tanë politikë, miqtë dhe të gjithë aktorët tjerë shoqërorë në Republikën e Kosovës dua t’i informoj se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e vendosur dhe e palëkundur që të punojë që Ballkani perëndimor të transofrmohet në një regjion të zhvilluar dhe integruar me institucione e shërbime moderne dhe me garantim të lirisë së shprehjes, lirisë së lëvizjes dhe lirisë së organizimit për secilin individ apo grupacion, pavarësisht përkatësisë së tyre”.

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË