Mexhiti zbulon detaje nga ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Picture of INA
INA

14/06/2025

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka njoftuar se Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të martën tjetër pritet të kalojë në Qeveri.

Ai ka bërë të ditur disa detaje nga Ligji dhe rëndësinë e tij, duke shtuar se ky Ligj do ta eliminon problemin e së kaluarës kur gjatë punësimeve qytetarët janë deklaruar ndryshe nga përkatësia etnike të cilës i kanë takuar.

“Do të bëhet i obligueshëm për çdo udhëheqës në nivel lokal dhe qendror për shkak se në momentin që nuk e respekton, ka shkel ligjin, pra do të ballafaqohet me shkelje ligjore. Po ashtu ka një zgjidhje kreative sepse përkatësia etnike nuk ka nevojë të deklarohet sepse në bazë të letërnjoftimit, dokumenteve tjera personale evidentohet se cilës përkatësi i takon dhe në bazë të kësaj e merr edhe përfaqësimin adekuat në administratën shtetërore. Është edhe një gjë tjetër sepse eliminon një problem të së kaluarës që gjatë punësimit, gjatë seancave parlamentare shpesh herë kemi pasur deklarime ndryshe nga ajo që i takon”, deklaroi Mexhiti.

Sipas Mexhitit ky Ligj pritet të kalojë edhe në Kuvend para zgjedhjeve lokale, pasi sipas tij, të gjithë kanë deklaruar se përfaqësimi i drejtë është kategori kushtetuese.

Megjithatë bëri të ditur se Ligji do të kalojë edhe nëpër filtrin e Komisionit të Venecias.

“Të merret vendimi edhe i Komisionit të Venecias dhe të rikthehet në Kuvend që të bëhet e plotfuqishëm”, tha Mexhiti.

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË