“Mezi po pres ta dëgjoni”, Yll Limani e paralajmëron albumin

Ylli po përfundon albumin e tij të ardhshëm.

Këngëtari i njohur, Yll Limani, është tejet i dashur për fansat e tij, sepse këngët e tij përçojnë emocion mjaft të veçantë te ta, shkruan lajmi.net.

Ai është aktiv në rrjete sociale, ku shpërndan më të rejat nga jeta e tij profesionale apo e përditshme.

Së fundi ai ka publikuar një video në Instagram pa volum teksa edhe shkroi se mezi pret që fansat e tij të dëgjojnë të gjithë albumin i cili po vjen së shpejti.