Mickoski sot i kundëpërgjigjet Gruevskit, vazhdon përplasja e të “fortëve” në VMRO

Picture of ina-online
ina-online

20/09/2023

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot i është përgjigjur paraardhësit të tij, ish-liderit partiak, Nikolla Gruevski.

Reagimi vjen pasi që Gruevski iu përgjigj mbrëmë Mickoskit, i cili për gazetën gjermane Frankfurter Allgemajne Cajtung theksoi se ka dyshime se Gruevski po koketon me pushtetin për një marrëveshje të pistë për të kaluar ndryshimet kushtetuese dhe për të ndarë VMRO-në, përcjell INA.

Por, pas kësaj akuze, Gruevski kërkoi sqarime nga Mickoski i cili sot doli me një postim në rrjetet sociale.

“Më vjen keq që vendose që përmes këtij hapi të bësh parodi publike dhe të shërbesh për defokusimin e kriminalitetit të këtij pushtetit dhe të kuptoj, por nuk mund të të justifikoj. Nuk ka nevojë për dialogim përmes mediave, por meqenëse më jeni drejtuar me status vetëm një herë, unë do t’ju përgjigjem në të njëjtën mënyrë:

Nikolla, nuk kam ndërmend që përmes korrespodencave publike të jem pjesë e skenarit të krijimit të përçarjes në favor të kësaj qeverie. Një ditë kur të takohemi ballë për ballë do t’ju tregoj detajet nëse jeni gati t’i dëgjoni. Nuk do të lejoj të harrohet se çfarë po bën kjo qeveri kriminale për të qëndruar gjithnjë e më gjatë, duke krijuar një atmosferë ku humbet shpresa e qytetarëve për drejtësi dhe të drejtën. Nëse doni përçarje, ky është vendimi juaj, të cilin unë jam gati ta kundërshtoj, sepse nuk është një betejë personale, por një betejë për Maqedoninë, e cila po zhytet gjithnjë e më shumë në krim, ku gjithçka shkon kundër vullnetit të qytetarëve. Dhe ne politikanët nuk jemi të zgjedhur nga populli dhe i përgjigjemi popullit për veprimet tona. Për Maqedoninë nuk duhet të ketë treg dhe marrëveshje nën tavolinë. Nuk do të lejoj marrëveshje dhe marrëveshje personale në kurriz të interesit kolektiv. Ky nuk është viti 2018, kjo është një kohë tjetër. Siç thotë një fjalë “e vërteta është si gjilpëra, herët a vonë do të dalë”, dhe të vërtetën e dimë unë dhe ti…, por duket se të tjerët që e thonë publikisht këto ditët e fundit, pak a shumë me zë të lartë dhe qartë”, ka shkruar Mickoski.

Ky i fundit një ditë më parë në një deklaratë për median gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” akuzoi Gruevskin se po koketon me qeverinë për ndonjë marrëveshjeje të pistë, për ta përçarë VMRO-në.

Por, Gruevski kërkoi që Mickoski të jetë më i qartë.

“Në lidhje me deklaratën e Hristijan Mickoskit për median gjermane FAC dhe lidhur me mua, e ftoj që t’i përgjigjet publikisht dy pyetjeve të mëposhtme: A është e vërtetë ajo që e ka thënë në deklaratën për median gjermane? Nëse është e vërtetë, a mund të thotë ai personalisht publikisht se me cilën lëvizje, deklaratë, mbishkrim apo ndonjë gjë timen jam përpjekur të përçaj partinë dhe le të japë dëshmi se kam pranuar ndonjë lojë të pistë me qeverinë, të cilën duhet ta zbatoj me ndihmën e mbështetësve e mi në parti. Shpresoj që përgjigja të jetë e qartë, pa dyshime, e drejtpërdrejtë dhe personale ashtu si deklarata, pa iu referuar deklaratave të përfaqësuesve partiakë, zëdhënësve, informimeve në portale apo media të tjera me të cilat ka bashkëpunim të ngushtë”, ka shkruar Gruevski.(INA)

TË FUNDIT
4 orë
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!
4 orë
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje
4 orë
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar
4 orë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!
5 orë
VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

ME TE LEXUARA

5 orë
Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!
1 ditë
“BDI-ja po dështon edhe në opozitë” – Arben Taravari reagon për dy modelet që shqyrtohen nga ekspertët e BDI-së
8 orë
MPB me apel: Kujdes nga mashtruesit që ju lajmërojnë në telefon dhe luajnë rolin e policëve
5 orë
VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët
1 ditë
Osmani i reagon VLEN-it, i quan vasal, por nga VLEN i kundërpërgjigjen
8 orë
VLEN: BDI dhe satelitët e saj vazhdojnë të shpifin
4 orë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

LEXO MË SHUMË

mickoski djali

LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!

vmro-bdi

VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar

moti Vapa nxehti temperaturat

I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

vlen

VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

adnan azizi

Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!

tvsh-ime

Ja kur fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”

Kim Mehmeti

Pa shqiptarët në të, Maqedonia jo vetëm emrin e flamurin, por do e ndryshonte edhe pamjen!

mickoski orban

Huamarrja nga Hungaria/ Mickoski: Orbani mik i vërtetë, Hajredini dyshon për kapacitetet e shtetit që t’i menaxhojë huamarrjet!

INFO

NA NDIQ